Overblog
Edit post Follow this blog Administration + Create my blog

QEVERIA E ASADIT ''MEVLUDI ËSHTË FEST DHE TRADIT E JONA''

Me rastin e Mevludit, lindjes së Pejgamberit (alejhi selam.) Qeveria e Asadit përkatësisht Ministria për Çështjet Fetare në Siri organizoi të shtunën një veprimtari fetare në Xhaminë e Madhe të Umajadëve në Damask.

Në këtë ceremoni, e cila filloi pas namazit të ikindisë, vazhdoi pas Namazit të akshamit dhe të jacisë, u këndue Mevludi, ilahi, himne, përkushtuarPejgamberit, Muhammedit (alejhi selam.)

Udhëheqësi i Drejtorisë për Çështje Fetare të Damaskut, Ahmed Samer al-Kabani mbajti një fjalim në të cilën ai theksoi vlerat fisnike njerëzore që kishte Profeti Muhammed(akejhi selam.), duke bërë thirrje për të vazhduar këtë fest sepse kjo fest për herë të parë është filluar nga të parët tanë dhe ne duhët ta ruajm si vler dhe tradit tonen.

Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe në Xhaminë el-Sabil në Haleb, në të cilën Kryetari i Drejtorisë së Halebit për Çështje Fetare, Abdelkader al-Shihabi, mbajti një fjalim duke i përmendur virtytet e Pejgamberit (alejhi selam) dhe duke bërë thirrje që "Mevludi'' të bëhet fest sa më madhështore.

Share this post
Repost0
To be informed of the latest articles, subscribe: